Shoqata Kulturore Shqiptare "Isa Boletini"

Adresa: Marienstr. 11, 71063 Sindelfingen // Gjermani

www.isa-boletini.com // Facebook//Shoqata Kulturore Isa Boletinii // E-Mail // isa@isa-boletini.com

Përshëndetje miqësore

 Ju falënderoj për vizitën tuaj në faqën elektronike të Shoqatës "Isa Boletini". Kjo është një faqe e shoqatës përmes së cilës shoqata e pasqyron dhe e publikon veprimtarinë e saj informative, kulturore, arsimore dhe sportive si për anëtarësinë e saj ashtu edhe për opinionin e gjerë publik. Për ta ditur se kush po e viziton këtë faqe ju lutem regjistrohuni në Librin e Vizitorëve dhe shprehni përshtypjet tuaja rreth veprimtarisë së shoqatës.  Ju faleminderit      (Gästebuch ).

KF Isa Boletini në Sindelfingen kualifikohet një Ligë më lartë, si ekipi më  i suksesshëm në Kreisliga B 6 për sezonin 2013/2014.

Nga 20 ndeshjet e luajtura  ka realizuar 15 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje. Raporti i golave është 53:20  ndërsa diferanca e golave të shënuara është + 33 gola.

 

Me 43 pikë sa ka grumbulluar KF Isa Boletini ka siguruar vendin e parë, të cilin edhe ashtu e ka ruajtur pothuajse gjatë tërë kohës sa janë zhvilluar ndeshjat futbollistike.

 

Me këtë sukses të realizuar KF Isa Boletini me trajnerin Albert Marku, me sponzorin Ekrem Jupolli, me kryetarin Bedri Perquku dhe bashkëpunëto-rët e tjerë, ka siguruar kualifikimin për të garuar një rang më  lartë të ligave regjionale - futbollistike. 

 

Kontributi dhe angazhimet e lojtarëve kanë qenë në shkallë maksimale dhe për çdo lavdatë. Poashtu prezenca e bashkatdhetarëve për ta përkrahur KF Isa Boletini gjatë ndeshjeve të tija ka qenë shumë e mirë.

 

Vlenë të theksohet se me 25 maj kur është zhvilluar ndeshja e fundit – vendimtare për kualifikim, ka pasur diku rreth 200 shikues aktiv në përkrahje të futbollistëve kuq e zi të KF Isa Boletini. 

 

Përgëzojmë lojtarët e KF, shtabin teknik të KF, dhe kryesinë e KF për sukseset e arritura dhe njëherit ju dëshirojmë përsëri suksese të reja në garat që e presin në ligën e re regjionale.(BH).

 

Albert Marki-trajner, më i merituari për sukseset e arritura të Klubit Futbollistik Isa Boletini.

Shtëpija e ndërtuar nga Shoqata "Isa Boletini- me mjetet e grumbulluara nga Aksioni Humanitar
Tubim gëzimi gjatë dorëzimit të shtëpisë të ndërtuar nga Shoqata "Isa Boletini" nga Gjermania
Kryesia e Shoqatës "Isa Boletini me Familjën Ismaili
Vallëzim në skenë para publikut gjerman dhe të tjerë gjatë Festës Internacionale - 2013
Grupi i vallëtarëve të vegjël pas vallëzimit  Pamje nga Festa Internacionale në rrugë në Sindelfingen me 14, 15 dhe 16 Qershor 2013 - Grupi i vallëtarëve të vegjël pas vallëzimit;
Atmosferë festive me vallëtaret e shoqatës për 100 vjetorin e pavarësisë në Messehalle të Sindelfingenit
Atmosferë festive me vallëtaret e shoqatës
Vallëtaret e shoqatës gjatë festës së 100 vjetorit të pavarësisë në Messehalle të Sindelfingenit -2012

Shkolla Shqipe në Sindelfingen-Böblingen

 

Gjuhën shqipe duhet ta mësojmë, sepse ajo është gjuha jonë, është gjuha e nënës sonë, është gjuha e gjyshërve tanë e stërgjyshërve tanë të stërlashtë. Është gjuhë e ëmbël, e pasur, e bukur dhe një nga gjuhët më të lashta të Evropës dhe të njerëzimit.